Vrasja e Liridona Murselit – konfiskohet një pistoletë, 19 fishekë dhe një veturë
Policia ka dhënë detaje të reja për vrasjen e Liridona Murselit, për rastin e së cilës janë arrestuar tre persona përfshirë bashkëshortin Naim Murselin. Policia ka thënë se krahas arrestimeve ka konfiskuar një pistoletë, fishekë dhe një veturë, shkruan lajmi.net. “Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Është gjetur dhe…
Lajme
Policia ka dhënë detaje të reja për vrasjen e Liridona Murselit, për rastin e së cilës janë arrestuar tre persona përfshirë bashkëshortin Naim Murselin.
Policia ka thënë se krahas arrestimeve ka konfiskuar një pistoletë, fishekë dhe një veturë, shkruan lajmi.net.
“Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.