Gani Jakupi 7500 euro e zjarrëfiksat 450 euro – ky ishte mesazhi i një zjarrëfikësit në protestën e sotme

Gjatë ditës së sotme para objektit të Qeverisë së Kosovës kanë protestuar Zjarrfikësit e Kosovës. E gjatë protestës njëri nga zjarrëfikasat pati një mesazh interesant. Ai mbante një pankartë në duart ku krahasohej paga e ekspertit të qeverisë, Gani Jakupi me rrogën e një zjarrëfikësi. ‘’450 euro zjarrëfiksi e Gani Jakupi 7500 euro’’, shkruhet në…

Lajme

30/11/2023 16:31

Gjatë ditës së sotme para objektit të Qeverisë së Kosovës kanë protestuar Zjarrfikësit e Kosovës.

E gjatë protestës njëri nga zjarrëfikasat pati një mesazh interesant.

Ai mbante një pankartë në duart ku krahasohej paga e ekspertit të qeverisë, Gani Jakupi me rrogën e një zjarrëfikësi.

‘’450 euro zjarrëfiksi e Gani Jakupi 7500 euro’’, shkruhet në pankartën e zjarrëfikësit që protestoi sot së bashku me kolegët e tij para objektit të Qeverisë./Lajmi.net/