Tragjedi në ujrat greke: Fundoset anija me 14 persona në bord

Një marinar i anijes së mallrave ‘Raptor’ që u fundos në ishullin Lesvos në Egjeun Lindor herët të dielën u shpëtua nga një helikopter i Marinës Helenike, ndërsa kërkimi është në vazhdim për 13 të tjerë. Anija e mallrave lundroi nën flamurin e Ishujve Komoros dhe menaxhohet nga një kompani me bazë në Liban. Anija…

Bota

26/11/2023 14:27

Një marinar i anijes së mallrave ‘Raptor’ që u fundos në ishullin Lesvos në Egjeun Lindor herët të dielën u shpëtua nga një helikopter i Marinës Helenike, ndërsa kërkimi është në vazhdim për 13 të tjerë.

Anija e mallrave lundroi nën flamurin e Ishujve Komoros dhe menaxhohet nga një kompani me bazë në Liban. Anija transportonte kripë nga Egjipti në Stamboll me 14 persona në ekuipazh – një shtetas indian, 11 shtetas egjiptianë dhe dy shtetas sirianë.

Në orën 07:00 të mëngjesit të së dielës kishte njoftuar se kishte një defekt mekanik. Në orën 08:20, kapiteni tha se anija po fundosej dhe aktivizoi thirrjen e urgjencës “SOS” për anijet aty pranë.

Anija më pas u zhduk nga radarët. Vlerësimet e hershme thanë se anija u përball me një det të trazuar në Egje. Në ndihmë të kërkim-shpëtimit në zonë janë 5 anije mallrash, tri barka të autoritetit të portit dhe një helikopter, ndërsa në ndihmë është edhe një fregatë e marinës greke. /ANA-MPA