LDK organizon tryezë për projektbuxhetin, Hoti: Menaxhimi i buxheteve nga kjo Qeveri s’po lë shenjë në ekonomi

Lidhja Demokratike e Kosovës do të organizojë nesër një tryezë diskutimi për projektbuxhetin e vitit 2024. Të ftuar në tryezë janë odat ekonomike, sindikatat, shoqëria civile dhe ekspertë të ekonomisë kurse ngjarja nisë prej 14:00, transmeton lajmi.net. Deputeti i kësaj partie, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria Kurti nuk po di si t’i menaxhojë buxhetet.…

Lajme

14/11/2023 17:01

Lidhja Demokratike e Kosovës do të organizojë nesër një tryezë diskutimi për projektbuxhetin e vitit 2024.

Të ftuar në tryezë janë odat ekonomike, sindikatat, shoqëria civile dhe ekspertë të ekonomisë kurse ngjarja nisë prej 14:00, transmeton lajmi.net.

Deputeti i kësaj partie, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria Kurti nuk po di si t’i menaxhojë buxhetet.

“Me buxhetin e vitit 2024, kjo qeveri ka menaxhuar katër buxhete vjetore, në vlerë prej mbi 11 miliardë euro dhe nuk lanë asnjë shenjë në ekonomi”, ka shkruar ai në Facebook.