Flet asamblisti që e punon tokën me shumë zell, ka një porosi për kolegët

Asamblisti i VV-së në komunën e Vushtrrisë, Ali Januzi, pavarësisht pozitës e angazhimeve nuk e lë tokën pa e punuar. Ai thotë se tokat duhet të punohen, pasi buka del prej saj. “Këto toka janë trashëgim prej të parëve. Këtë tokë na e kanë lanë gjyshërit e stërgjyshërit. Kisha ba apel te të gjithë që…

Lajme

12/11/2023 15:45

Asamblisti i VV-së në komunën e Vushtrrisë, Ali Januzi, pavarësisht pozitës e angazhimeve nuk e lë tokën pa e punuar.

Ai thotë se tokat duhet të punohen, pasi buka del prej saj.

“Këto toka janë trashëgim prej të parëve. Këtë tokë na e kanë lanë gjyshërit e stërgjyshërit. Kisha ba apel te të gjithë që mos ta lanë fshatin, ta punojnë tokën, sepse prioritet është buka. Të gjitha ushqimet dalin prej kësaj toke. Unë me mundësi asnjëherë nuk e lë tokën djerrë…Të paktën grurin, misrin dhe kulturat tjera i punon kjo tokë”, ka thënë Januzi për lajmi.net.

Teksa porosit kolegët e tjerë që të jenë kudo afër qytetarëve

“Asambleistët i ka zgjedh populli dhe ata duhet të jenë në shërbim të popullit, prandaj ata duhet të punojnë e kontribuojnë, të dalin në arë, rrugë, qytet, të bisedojnë e çajnë hallet me qytetarin, sepse vota e tyre i ka vendosë aty”, shton ai.