Tabela e Superligës: Ballkani “blindon” lidershipin, Drita e Llapi mbesin prapa në garë

Me dy ndeshjet e zhvilluara sot në Podujevë dhe Prizren, është përmbyllur xhiro e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll. Pas 12 javësh, Ballkani është lider i tabelës me 29 pikë, tani shtatë më shumë se Drita dhe tetë më tepër se Llapi, shkruan lajmi.net. Malisheva dhe Prishtina me nga 16 pikë pozicionohen në…

Sport

02/11/2023 15:05

Me dy ndeshjet e zhvilluara sot në Podujevë dhe Prizren, është përmbyllur xhiro e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas 12 javësh, Ballkani është lider i tabelës me 29 pikë, tani shtatë më shumë se Drita dhe tetë më tepër se Llapi, shkruan lajmi.net.

Malisheva dhe Prishtina me nga 16 pikë pozicionohen në pozitat katër dhe pesë.

Gjilani ka shkuar në kuotën e 14 pikëve në vendin e shtatë, ndërkohë Feronikeli zë pozitën e tetë me 11 pikë.

Fushë Kosova mbetet e fundit me vetëm shtatë pikë, një më pak se Liria e parafundit.

Tabela e Superligës së Kosovës: