Njësia më elitare e Policisë së Kosovës FIT proteston sot para qeverisë
Gjatë ditës së sotme Njësia më elitare e Policisë së Kosovës, e njohur si FIT do të protestojë para Qeverisë së Kosovës. Kjo për faktin se ata do ta shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë të marrë javën e kaluar. Sipas informacioneve protesta do të nisë nga ora 12:00…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2023/11/Nis-shprehja-e-pakenaqesise-me-protesta-nga-policia-sot-FIT-i-del-para-qeverise-Insajderi.org__censored.jpg)
Lajme
Gjatë ditës së sotme Njësia më elitare e Policisë së Kosovës, e njohur si FIT do të protestojë para Qeverisë së Kosovës.
Kjo për faktin se ata do ta shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë të marrë javën e kaluar.
Sipas informacioneve protesta do të nisë nga ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu
Me 27 tetor Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka prezantuar të premten shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
“Shtesat për njësitë elitare, për njësinë speciale intervenuese, për njësinë për ndërhyrje të shpejtë, dhe për njësinë për mbrojtje të afërt, janë nga 150 euro shtesë mbi pagën bazë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e radhës të Qeverisë”, kishte thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Kurti ka thënë se ky vendim është marrë duke e pasur parasysh situatën e tensionuar në veri të Kosovës, dhe shtesat do të vazhdojë sa të jetë e nevojshme./Lajmi.net/