Kanada ndan rreth 460 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
Kanada ka ndarë për tre vitet e ardhshme rreth 400 milionë funte (460 milionë euro) ndihmë ushtarake për Ukrainën. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tashmë ka siguruar një tjetër paketë të madhe ushtarake pas vizitës në Otawa – shteti kanadez ka ndjekur shembullin e SHBA-së – megjithëse shumë është më e vogël se ajo e amerikanëve.…
Bota
Kanada ka ndarë për tre vitet e ardhshme rreth 400 milionë funte (460 milionë euro) ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tashmë ka siguruar një tjetër paketë të madhe ushtarake pas vizitës në Otawa – shteti kanadez ka ndjekur shembullin e SHBA-së – megjithëse shumë është më e vogël se ajo e amerikanëve.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau këtë e konfirmoi gjatë një fjalimi në parlament, ku ishte i pranishëm edhe lideri ukrainas, raporton skynews.
Udhëheqësi ukrainas mbajti një fjalim duke falënderuar kryeministrin dhe qeverinë kanadeze ndërsa u shpërblye me duartrokitje dhe ovacione të vazhdueshme.
“Mbështetja kanadeze për Ukrainën me armë dhe pajisje na ka mundësuar të shpëtojmë mijëra jetë. Kanada me sanksionet kundër Rusisë, inkurajoi të tjerët në botë që të ndiqnin shembullin e juaj”, shtoi ai.
Ndryshe, Kanada është një ndër shtetet e para që ka dënuar dhe sanksionuar pushtimin rus të Ukrainës.