Khattabi i gëzohet pafajësisë së Bedri Krasniqit
Bedri Krasniqi, i akuzuar për vrasjen e dy policëve në Podujevë, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Trupi gjykues konstatoi se nuk ka asnjë provë që implikon Krasniqin në vrasjen e dy policëve, me njërin prej tyre nga radhët e UNMIK-ut, përcjell lajmi.net. E këtij lajmi duket t’i jetë gëzuar ish-reperi kosovar,…
ShowBiz
Bedri Krasniqi, i akuzuar për vrasjen e dy policëve në Podujevë, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Trupi gjykues konstatoi se nuk ka asnjë provë që implikon Krasniqin në vrasjen e dy policëve, me njërin prej tyre nga radhët e UNMIK-ut, përcjell lajmi.net.
E këtij lajmi duket t’i jetë gëzuar ish-reperi kosovar, Feronit Shabani, dikur i njohur me emrin artistik Fero, por që së fundi e ndërroi edhe atë, pas shumë ndryshimeve radikale.
Khattabi, përmes një postimi në “Instagram”, ka falënderuar Zotin për lirimin nga akuza të Krasniqit, që gjithashtu shquhet për besimin e madh.
