VV bie nën 43 për qind

Numërimi i votave po shkon drejt përfundimit. Në bazë të rezultateve preliminare, të publikuara nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje ka rënë nën 43 për qind, transmeton lajmi.net. Momentalisht, pas 99.16 për qind të vendvotimeve të procesuara, VV ka 42.92 për qind apo 296 mijë e 934 vota. PDK ka 21.04 për qind, apo 145 mijë e…

Lajme

07/06/2026 23:33

Numërimi i votave po shkon drejt përfundimit.

Në bazë të rezultateve preliminare, të publikuara nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje ka rënë nën 43 për qind, transmeton lajmi.net.

Momentalisht, pas 99.16 për qind të vendvotimeve të procesuara, VV ka 42.92 për qind apo 296 mijë e 934 vota.

PDK ka 21.04 për qind, apo 145 mijë e 529 vota.  LDK ka 17.62 për qind apo 121 mijë e 888 vota.

AAK ka 49 mijë e 666 vota apo 7.18 për qind./lajmi.net/