Sot nis numërimi i votave për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit

Sot në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. “Para nisjes së numërimit, do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime”, ka thënë Elezi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka…

Lajme

08/06/2026 08:22

Sot në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Para nisjes së numërimit, do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime”, ka thënë Elezi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se për fillimin e procesit të verifikimit dhe numërimit në të gjitha komunat, si dhe për të informuar opinionin mbi aktivitetet pas ditës së zgjedhjeve, do të mbahet konferencë për media në orën 16:30 në QKN “1 Tetori” në Prishtinë.

“Numërimi i votave për subjektet politike në të gjitha vendvotimet është përmbyllur të dielën në mbrëmje, më 7 qershor, ndërsa të gjitha materialet zgjedhore janë dorëzuar në Qendrat Komunale të Numërimit”, ka thënë Elezi.