Guardiola i nënshtrohet një operimi, kaq do të mungojë në stolin e Manchester Cityt
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola i është nënshtruar sot një operacioni pas problemeve me shpinën. Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi anglez me anë të një komunikate të lëshuar në uebfaqe, shkruan lajmi.net. Trajneri spanjoll është operuar në Barcelonë, ndërsa ka vuajtur me dhimbje të forta në shpinë për disa kohë. “Pep Guardiola i…
Sport
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola i është nënshtruar sot një operacioni pas problemeve me shpinën.
Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi anglez me anë të një komunikate të lëshuar në uebfaqe, shkruan lajmi.net.
Trajneri spanjoll është operuar në Barcelonë, ndërsa ka vuajtur me dhimbje të forta në shpinë për disa kohë.
“Pep Guardiola i është nënshtruar sot një operacioni rutinë për një problem me shpinën. Trajneri i Manchester City ka vuajtur me dhimbje të forta në shpinë për disa kohë së fundmi dhe ka fluturuar në Barcelonë për një operacion urgjent të kryer nga Dr Mireia Illueca. Operacioni ishte një sukses, dhe Pep tani do të shërohet dhe rehabilitohet në Barcelonë” – thuhet në komunikatën e Manchester Cityt.
Pep Guardiola has today undergone a routine operation on a back problem.
Everyone at Manchester City wishes Pep a speedy recovery, and look forward to seeing him back in Manchester soon.
— Manchester City (@ManCity) August 22, 2023
Kësisoj, Pep Guardiola do t’i mungojë Cityt në stol për dy ndeshjet e radhës kundër Sheffield United dhe Fulhamit./Lajmi.net/