Telenovela “Klan Kosova”, ministri Çeku: Ka mundur të ketë edhe gabime në hapa
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku për rastin e Klan Kosovës, ka thënë se mund të ketë gabime në hapa. “Ka mundur të ketë gabime edhe në hapa, në kuptimin më tepër administrativ se si i jemi qasur kësaj çështjeje”, ka thënë ministri Çeku. Çeku ka thënë se rasti ka të bëjë ekskluzivisht…
Lajme
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku për rastin e Klan Kosovës, ka thënë se mund të ketë gabime në hapa.
“Ka mundur të ketë gabime edhe në hapa, në kuptimin më tepër administrativ se si i jemi qasur kësaj çështjeje”, ka thënë ministri Çeku.
Çeku ka thënë se rasti ka të bëjë ekskluzivisht me çështje që janë procedurale.
“Rasti ka të bëjë ekskluzivisht me çështje që janë procedurale, pra fakti që në dokumetat tanë zyrtarë të regjistrimit të biznesit nuk guxon të figurojë Serbia sepse këtu nuk është Serbi, është Kosovë, këtu nuk ka askush dilema. Të gjithë ata që e kanë lejuar këtӕ duhet të japin llogari, kaq po themi edhe ne”, ka thënë ai.
Kusari për rastin e Klan Kosova: Sulmi më i madh që i është bërë demokracisë në historinë e re
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka thënë se rasti i Klan Kosovës është sulmi më i madh ndaj demokracisë. “Për mu rasti i Klanit është sulmi më i madh që i është bërë demokracisë në historinë e re dhe brenga nuk është veç për Klan”, tha ajo. Kusari tentativën për mbylljen e Klanit e ka…
lajmi.net