Meloni të hënën në Vlorë
Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni do të vizitojë Vlorën të hënën. Në një informacion paraprak u tha se ajo do të mbërrinte me traget, ndërsa më pas u fol për udhëtimin e saj në një mjet privat. Deri tani nuk dihet arsyeja e vizitës, por kryeministrja është ftuar nga homologu i saj në Shqipëri, Edi…
Lajme
Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni do të vizitojë Vlorën të hënën.
Në një informacion paraprak u tha se ajo do të mbërrinte me traget, ndërsa më pas u fol për udhëtimin e saj në një mjet privat.
Deri tani nuk dihet arsyeja e vizitës, por kryeministrja është ftuar nga homologu i saj në Shqipëri, Edi Rama dhe bëhet fjalë për një vizitë private, raporton Euronewsalbania.
Ndërkohë, turizmi në Vlorë ka arritur majat. Banorët po lirojnë dhe shtëpitë e tyre në mënyrë që t’i ofrojnë me pagesë për pushuesit sepse gjithçka deri në fund të gushtit është plotësisht e rezervuar.