Gjuajtje me armë në dy ahengje në Skënderaj, të arrestuarit lirohen në procedurë të rregullt
Janë arrestuar dy persona mbrëmë në Skenderaj për armëmbajtje pa leje. Dy të dyshuarit kanë gjuajtur me armë zjarri në aheng familjar. Njëri rast ka ndodhur në fshatin Prekaz i Epërm dhe tjetri në Ternavc. Policia ka konfiskuar dy armë dhe të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.…
Lajme
Janë arrestuar dy persona mbrëmë në Skenderaj për armëmbajtje pa leje.
Dy të dyshuarit kanë gjuajtur me armë zjarri në aheng familjar. Njëri rast ka ndodhur në fshatin Prekaz i Epërm dhe tjetri në Ternavc.
Policia ka konfiskuar dy armë dhe të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
ARMËMBAJTJE PA LEJE & PËRDORIM I ARMËS · Fsh. Prekaz i Epërm, Skenderaj 12.08.2023-20:10. Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, policia nga i dyshuari mashkull kosovar kanë konfiskuar një pistoletë me gaz me shtatë (7) gëzhoja. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Ternavc, Skenderaj 12.08.2023-22:00. Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, policia nga i dyshuari mashkull kosovar kanë konfiskuar një pistoletë dhe dhjetë (10) gëzhoja. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.