Osmani takon ministrin Maqedonci, flasin për avancimin e FSK-së me standardet e NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur dje në takim njoftues ministrin e sapoemëruar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Me këtë rast, Presidentja Osmani e uroi ministrin Maqedonci duke i dëshiruar suksese në punë, shkruan lajmi.net “Presidentja Osmani vlerësoi lartë arritjen e deritanishme në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa theksoi rëndësinë e angazhimit…

Lajme

12/08/2023 14:59

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur dje në takim njoftues ministrin e sapoemëruar të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Me këtë rast, Presidentja Osmani e uroi ministrin Maqedonci duke i dëshiruar suksese në punë, shkruan lajmi.net

“Presidentja Osmani vlerësoi lartë arritjen e deritanishme në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa theksoi rëndësinë e angazhimit të mëtutjeshëm në avancimin e FSK-së në zhvillimin e plotë të kapaciteteve profesionale e operacionale në përputhje me standardet e NATO-s”, citohet në komunikatë Osmani.

Në këtë kontekst, në funksion të përmbushjes së synimeve si shtet, Presidentja Osmani siguroi se Ministria e Mbrojtjes do ta ketë gjithmonë përkrahjen e pakursyer të saj.

“Nga ana tjetër, ministri Maqedonci e falënderoi Presidenten Osmani për mbështetjen dhe u zotua se do të angazhohet maksimalisht në përmbushjen e detyrave”, thuhet të njoftim.