Raportet me Ali Ahmetin? Kurti tregon pse vizitoi komunat që udhëhiqen nga opozita në Maqedoni të Veriut
Kryeministri Albin Kurti, si rrallë herë ka dhënë një intervistë për një media shqipe, madje edhe atë për një media lokale. Derisa ishte për një vizitë në Tetove Kurti u intervistua nga gazetari i televizionit lokal “Koha TV”, shkruan lajmi.net. Çairi e Tetova janë dy komuna që udhëhiqen nga opozita në Maqedoni të Veriut, e…
Lajme
Kryeministri Albin Kurti, si rrallë herë ka dhënë një intervistë për një media shqipe, madje edhe atë për një media lokale.
Derisa ishte për një vizitë në Tetove Kurti u intervistua nga gazetari i televizionit lokal “Koha TV”, shkruan lajmi.net.
Çairi e Tetova janë dy komuna që udhëhiqen nga opozita në Maqedoni të Veriut, e pikërisht kjo ka ngjallur reagime, pasi nuk pati as takime të nivelit të lartë e as me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin.
I pyetur për karakterin e vizitës Kurti tha se nuk ka të bëjë me atë se këto dy komuna janë të udhëhequra nga opozita.
AI tha se po të kishte edhe ftesa të tjera për vizit në komunat e tjera do të shkonte, madje tha se ka ka koontakte të rregullta me të gjitha partitë e tjera shqiptare e edhe me partinë LSDMN.
“Kjo është kryekëput shkaku i ftesës që kam pasur. Po të kisha ndonjë ftesë nga ndonjë komunë tjetër për diçka të ngjashme, natyrisht që do ta kisha përfshirë në kuadër të kësaj vizite. Unë kam kontakte edhe me krerët e partive të tjera politike shqiptare, por jo vetëm. Gjithashtu edhe me LSDMN’në kemi kontakte në forume të ndryshme ndërkombëtare, por edhe të drejtpërdrejta për shkak se edhe ata janë në mesin e këtyre partive socialdemokrate. Kështu që kjo vizitë nuk është partiake, është kombëtare ështtë për të mirën e të dy shteteve tona, është për të mirën e qytetarëve në të dy anët e kufirit në mënyrë që ata të jenë përfituesit e neve politikanëve që mbajnë funksione e kryejmë aktivitete”, tha Kurti.
Kryeministri i Kosovës gjatë vizitës në shtetin fqinj nuk ka zhvilluar asnjë takim të nivelit të lartë, të paktën deri më tani.