Policia publikon foton e Dukagjin Nikollës, kërkon ndihmë për kapjen e tij

Policia e Kosovës ka kërkuar edhe njëherë nga publiku që t’i ndihmojë në lokalizimin dhe arrestimin e Dukagjin Nikollës, njërit prej të dyshuarve për rastin në Bon Vivant. Në një komunikatë për media, policia thotë se i njëjti dyshohet për katër vepra penale, ku përfshihen vrasje e rëndë në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm,…

Lajme

11/08/2023 10:28

Policia e Kosovës ka kërkuar edhe njëherë nga publiku që t’i ndihmojë në lokalizimin dhe arrestimin e Dukagjin Nikollës, njërit prej të dyshuarve për rastin në Bon Vivant.

Në një komunikatë për media, policia thotë se i njëjti dyshohet për katër vepra penale, ku përfshihen vrasje e rëndë në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, përdorimi i armës si dhe mbajtja në pronësi e armëve, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Person i shpallur në kërkim

Prishtinë, 11 gusht 2023- Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti për Krime të Rënda, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprat penale;

“Vrasja e Rëndë në Tentativë” nga Neni 173, lidhur me nenin 28, të KPK-së,

“Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga Neni 356 të KPK-së,

“Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga Neni 367 të KPK-së, si dhe

“Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga Neni 366 të KPK-së.

Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve të shpallur në kërkim.

Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë arrestimit sa më të shpejtë të tyre. /Lajmi.net/