Hendboll, Kosova U17 me barazim të rëndësishëm ndaj Finlandës
Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) ka luajtur ndeshje të madhe të enjten në Evropianin në Ankara të Turqisë. Në fund vajzat tona barazuan 29:29 ndaj Finlandës. Portierja Alina Donjeta Shabani ndali penallti në fund të ndeshjes për barazimin. Vajzat tona ishin në epërsi në shumicën e kohës, por një vendim i dyshimtë i…
Sport
Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) ka luajtur ndeshje të madhe të enjten në Evropianin në Ankara të Turqisë. Në fund vajzat tona barazuan 29:29 ndaj Finlandës. Portierja Alina Donjeta Shabani ndali penallti në fund të ndeshjes për barazimin.
Vajzat tona ishin në epërsi në shumicën e kohës, por një vendim i dyshimtë i gjyqtaqrëve solli barazimin e rezultatit për Finlandën në 29:29.
Në pjesën e parë kombëtarja jonë ishte vazhdimisht para. Epërsia shkoi deri në katër gola. Pas 30 minutave rezultati ishte 17:15 për Kosovën.
Edhe në pjesën e dytë u luajt ndeshje e fortë, por sërish Kombëtarja jonë ishte më shumë në avantazh. Në minutën e 57-të, epërsia e Kosovës U17 ishte dy gola, 29:27. Në fund në skenë doli portierja Shabani që priti penalltinë vendimtare për barazimin e madh.
Finlanda ka shfaqur ndeshje cilësore deri më tani, por ndaj saj vajzat tona treguan vlera. Në ndeshjen e kaluar Kombëtarja jonë fitoi ndaj Bullgarisë dhe e mbyll fazën grupore me tri pikë. Tani e presin ndeshjet për plasman.
Ndeshja ndaj Finlandës ka dëshmuar që paraqitja në dy takimet e para nuk ishte fytyra e vërtetë e Kombëtares sonë. Niveli sa shkon e rritet dhe tani rezultatet priten në ndeshjet për plasman përfundimtar.
Portierja Alina Donjeta Shabani u shpall më e mira. Ajo ndeshjen e përfundoi me 15 pritje.
Shtatë gola i shënoi Arona Krasniqi, ndërsa lojë shumë të mirë shfaqi edhe Sara Gjergjaj me pesë gola. Pesë gola i kishte edhe Diona Dresh, katër i shënoj Arjeta Imeraj, tri gola realizoj Laura Maqedonci kurse një golë shënoj Klaudia Ukaj. Por të gjitha vajzat dhanë kontribut në barazimin e rëndësishëm.