Laura Fazliu fiton medaljen e artë në Budapest
Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka fituar medaljen e artë në Masters në Budapest të Hungarisë Fazliu në kategorinë -63 kilogram mposhti me IPPON kundërshtaren, Miku Takaichi nga Japonia në finale, shkruan Lajmi.net Laura Fazliu e kishte nisur garën duke mposhtur xhudisten rumune, Florentina Ivanescu, pastaj izraeliten Karem Primo dhe çeken Renata Zachova. Në zonën e…
Sport
Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka fituar medaljen e artë në Masters në Budapest të Hungarisë
Fazliu në kategorinë -63 kilogram mposhti me IPPON kundërshtaren, Miku Takaichi nga Japonia në finale, shkruan Lajmi.net
Laura Fazliu e kishte nisur garën duke mposhtur xhudisten rumune, Florentina Ivanescu, pastaj izraeliten Karem Primo dhe çeken Renata Zachova. Në zonën e finaleve, xhudistja “Dardane” mposhti dy garueset nga Japonia. Fillimisht Megumi Horikawa dhe më pas në finale Miku Takaichi.
Kjo ishte medalja e parë e artë e Kosovës në këtë turne që po mbahet në Budapest.
Kujtojmë që dje gjatë ditës, Distrie Krasniqi arriti të fitoj medaljen e argjendtë./Lajmi.net/