UEFA zgjedh golin e sezonit në Ligën e Kampionëve, çmimi i shkon Lionel Messit

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka zgjedhur sot golin e sezonit në Ligën e Kampionëve për edicionin 2022/23. Goli i shënuar nga lojtari i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi në ndeshjen mes Paris Saint-Germain dhe Benfica është votuar më së shumti dhe është rënditur në pozitën e parë, shkruan Lajmi.net Pra,…

Sport

30/06/2023 12:34

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka zgjedhur sot golin e sezonit në Ligën e Kampionëve për edicionin 2022/23.

Goli i shënuar nga lojtari i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi në ndeshjen mes Paris Saint-Germain dhe Benfica është votuar më së shumti dhe është rënditur në pozitën e parë, shkruan Lajmi.net

Pra, ish-lojtari i PSG-së fiton çmimin e golit më të mirë të sezonit.

Në pozitën e dytë është goli i brazilianit, Vinicius Junior, të cilën e shënoi kundër Manchester Cityt.

Kurse i treti është rënditur goli i sulmuesit norvegjez, Erling Haaland të cilën ia shënoi ish-klubit të tij, Borussia Dortmund.

Kujtojmë që titullin në sezonin 2022/23 e fitoi skuadra e Manchester Cityt, pasi në finale mposhti Interin./Lajmi.net/