Normën Olimpike për “Paris 2024” Sadiku do ta kërkojë në garat tjera

Donjeta Sadiku dha maksimumin, por nuk mjaftoi që të sigurojë medaljen dhe normën olimpike Paris 2024 në Lojërat Evropiane Krakow 2023. Boksierja kosovare u mund nga medalistja e artë e Lojërave Olimpike Rio 2016, Estelle Mossely, në kategorinë deri ne 60 kilogramë, raporton lajmi.net. Sadiku dominoi raundin e tretë, por ishte e pamjaftueshme, për shkak…

Sport

28/06/2023 15:24

Donjeta Sadiku dha maksimumin, por nuk mjaftoi që të sigurojë medaljen dhe normën olimpike Paris 2024 në Lojërat Evropiane Krakow 2023.

Boksierja kosovare u mund nga medalistja e artë e Lojërave Olimpike Rio 2016, Estelle Mossely, në kategorinë deri ne 60 kilogramë, raporton lajmi.net.

Sadiku dominoi raundin e tretë, por ishte e pamjaftueshme, për shkak të dy raundeve të para, të cilat sipas gjyqtarëve i takuan francezes.

Donjeta përfundoi e pesta në Lojërat Evropiane, ndërsa normën olimpike do ta kërkojë në turnet e radhës të organizuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar./Lajmi.net/