Klodian Duro rikthehet në Kosovë, merr drejtimin e Gjilanit
SC Gjilani në garat evropiane do të jetë nën udhëheqjen e trajnerit të ri pas largimit të Zekirija Ramadanit drejt Arabisë Saudite. Enigma raporton se drejtuesit e Gjilanit kanë arritur marrëveshje me trajnerin nga Shqipëria, Klodian Duro. Duro dhe Gjilani kanë arritur t’i përmbyllin me sukses bisedimet duke u dakorduar që 45-vjeçari ta udhëheqë skuadrën…
Sport
SC Gjilani në garat evropiane do të jetë nën udhëheqjen e trajnerit të ri pas largimit të Zekirija Ramadanit drejt Arabisë Saudite.
Enigma raporton se drejtuesit e Gjilanit kanë arritur marrëveshje me trajnerin nga Shqipëria, Klodian Duro.
Duro dhe Gjilani kanë arritur t’i përmbyllin me sukses bisedimet duke u dakorduar që 45-vjeçari ta udhëheqë skuadrën nga Gjilani.
Presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka ka arritur marrëveshje që skuadrën e Gjilanit ta udhëheqë për sezonin 2023/2024.
Kujtojmë që Duro më herët e ka udhëhequr edhe skuadrën e Feronikelit.