MC Kresha i bashkohet ekipit kosovar, bëhet pjesë e stafit teknik dhe menaxher i klubit
Repartisti kosovar, Kreshnik Fazliu i njohur si MC Kresha ka nisur edhe një rrugëtim të ri në jetën e tij. Mitrovicasi i është bashkuar klubit të Ligës së Parë, Phoenix në stafin teknik dhe do të jetë edhe menaxher gjeneral i klubit. Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Phoenix, Gani Sejdiu në një prononcim…
Sport
Repartisti kosovar, Kreshnik Fazliu i njohur si MC Kresha ka nisur edhe një rrugëtim të ri në jetën e tij.
Mitrovicasi i është bashkuar klubit të Ligës së Parë, Phoenix në stafin teknik dhe do të jetë edhe menaxher gjeneral i klubit.
Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Phoenix, Gani Sejdiu në një prononcim dhënë për lajmi.net.
Sejdiu u shpreh i lumtur që do ta ketë bashkëpuntorë MC Kreshën dhe tha se ai do t’i shërbejë klubit në projektet që kanë përpara.
“MC Kresha dhe klubi kanë shprehur dëshirën edhe më herët. Sot kemi arritë marrëveshjen dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Na ka nderuar shumë. Dëshira ishte e dy palëve. Ai pranoi menjëherë. Përveç stafit teknik do të jetë edhe menaxher gjeneral i klubit. Klubi ka disa projekte të mira dhe ai do të na shërbejë në këtë aspekt” – tha trajneri Gani Sejdiu të hënën për lajmi.net.
Jo shumë kohë më parë, MC Kresha ka përfunduar të gjitha trajnimet e UEFA-s për licencën e kategorisë C.
Phoenix edicionin e ardhshëm bën gara në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës./Lajmi.net/