Nokauti që la botën “gojëhapur”, luftëtari i MMA mbeti i “ngrirë” nga goditja e kundërshtarit

Një skenë shqetësuese u pa këtë fundjavë në Japoni gjatë një lufte në MMA si pjesë e eventit Rizin 43 mes brazilianit Monoru Kimura dhe luftëtarit kongolez Darryl Lokoku. Pasi braziliani goditi kongolezin me një goditje të majtë në mjekër, ky i fundit “ngriu” në një sekondë dhe qëndroi i ngrirë për një moment derisa…

Sport

26/06/2023 11:44

Një skenë shqetësuese u pa këtë fundjavë në Japoni gjatë një lufte në MMA si pjesë e eventit Rizin 43 mes brazilianit Monoru Kimura dhe luftëtarit kongolez Darryl Lokoku.

Pasi braziliani goditi kongolezin me një goditje të majtë në mjekër, ky i fundit “ngriu” në një sekondë dhe qëndroi i ngrirë për një moment derisa u rrëzua.

Braziliani donte të vazhdonte ta godiste edhe më tutje, por për fat nuk e goditi me të gjithë fuqinë me dorën e djathtë.

Në momentin e rrëzimit të kongolezit në dysheme gjyqtari e mbylli meçin teksa thirri edhe stafin mjekësor.


Braziliani ishte ndryshe kampion i divizionit K-super të peshave të rënda në Japoni dhe mban një rekord 30 nokaut në kikboks nga 49 luftime.

Videoja u bë shpejt hit në rrjetet sociale dhe sado e frikshme të jetë skena, shumë besojnë se ky mund të jetë nokauti më i mirë i vitit./Lajmi.net/