Liria vazhdon me përforcime, nënshkruan për dy vite me qendërmbrojtësin Zenunaj
Pasi u inkuadruan në Superligën e Kosovës, Liria ka nisur misionin për të përforcuar skuadrën për edicionin e ri. Klubi prizrenas është përforcuar me qendërmbrojtësin Melos Zenunaj, shkruan lajmi.net. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Lirisë së Prizrenit. Zenunaj me kontratën e nënshkruar do të jetë pjesë e klubit…
Sport
Pasi u inkuadruan në Superligën e Kosovës, Liria ka nisur misionin për të përforcuar skuadrën për edicionin e ri.
Klubi prizrenas është përforcuar me qendërmbrojtësin Melos Zenunaj, shkruan lajmi.net.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Lirisë së Prizrenit.
Zenunaj me kontratën e nënshkruar do të jetë pjesë e klubit nga “Përparim Thaçi” për dy vitet e ardhshme.
“Melos Zenunaj, nënshkruan me Lirinë. Zenunaj, qendërmbrojtësi shtatëlartë ka nënshkruar për dy vite me klubin” – thuhet ndër tjerash në njoftimin e Lirisë.
22-vjeçari më parë ishte pjesë e Dukagjinit të Klinës, ndërkohë karrierë ka bërë edhe te Flamurtari./Lajmi.net/