Tifozët e Plzen skandaloz, e bëjnë Kosovën pjesë të Serbisë dhe mezi presin ndeshjen ndaj Dritës

Skuadra e Superligës së Kosovës, Drita do të luaj ndeshjen e UEFA Conference League ndaj Viktoria Plzen. Tifozët e klubit nga Republika e Çekisë kanë filluar të bëjnë postime skandaloze, shkruan Lajmi.net Ata mezi presin të vijnë në Kosovë, por vendin tonë e quajnë Serbi. “Në turin e dytë të Ligës së Konferencës do të…

Sport

22/06/2023 21:07

Skuadra e Superligës së Kosovës, Drita do të luaj ndeshjen e UEFA Conference League ndaj Viktoria Plzen.

Tifozët e klubit nga Republika e Çekisë kanë filluar të bëjnë postime skandaloze, shkruan Lajmi.net

Ata mezi presin të vijnë në Kosovë, por vendin tonë e quajnë Serbi.

“Në turin e dytë të Ligës së Konferencës do të përballemi me FK Dritën. Pas disa vitesh do të luajmë sërish në Serbi”, është postimi i faqës “Sektor-P”.

Kujtojmë që ndeshja e parë e raundit të dytë në UEFA Conference League zhvillohet në Plzen më datën 14 korrik, kurse ajo e kthimit më 3 gusht në “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Lajmi.net/