Spanja pritet të ketë mungesa ndaj Italisë

Spanja ka disa probleme lëndimesh në përgatitjen e gjysmëfinales së saj të Ligës së Kombeve kundër Italisë, pasi Juan Bernat dhe Dani Olmo janë gjithashtu një dyshim i madh. ‘Azzurri’ do të përballet me ‘La Roja’ të enjten në orën 20:45, transmeton lajmi.net. Holanda dhe Kroacia ndeshen ballë për ballë të mërkurën, kështu që fituesit…

Sport

13/06/2023 08:41

Spanja ka disa probleme lëndimesh në përgatitjen e gjysmëfinales së saj të Ligës së Kombeve kundër Italisë, pasi Juan Bernat dhe Dani Olmo janë gjithashtu një dyshim i madh.

‘Azzurri’ do të përballet me ‘La Roja’ të enjten në orën 20:45, transmeton lajmi.net.

Holanda dhe Kroacia ndeshen ballë për ballë të mërkurën, kështu që fituesit do të takohen për në finale të dielën, humbësit në një play-off për vendin e tretë në turne.

Mbrojtësi i majtë i Paris Saint-Germain, Bernat është tërhequr nga skuadra për shkak të lëndimit dhe do të zëvendësohet nga mbrojtësi i Real Madridit, Fran Garcia.

Ndërkohë, raportohet se mesfushori kreativ i RB Leipzig, Olmo vuan nga probleme muskulore dhe nuk po merr pjesë në seancat e plota stërvitore.

Duket se nuk ka gjasa të rikuperohet në kohë për të startuar të enjten, por deri më tani trajneri Luis de la Fuente nuk e ka menduar të nevojshme të sjellë një zëvendësues për 25-vjeçarin.

Këto skuadra u takuan gjithashtu në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve në tetor 2021, Spanja doli fituese 2-1./Lajmi.net/