Haaland ‘mbret’ edhe në Ligën e Kampionëve
Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland është shpallur golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve me 12 gola në fund të sezonit aktual. Ai shënoi vetëm njërin prej tyre nga pika e bardhë, përcjellë lajmi.net. Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah është i dyti me tetë gola të shënuar. Në vendin e tretë është anësori…
Sport
Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland është shpallur golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve me 12 gola në fund të sezonit aktual.
Ai shënoi vetëm njërin prej tyre nga pika e bardhë, përcjellë lajmi.net.
Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah është i dyti me tetë gola të shënuar. Në vendin e tretë është anësori i Real Madridit, Vinicius Junior, i cili ka shënuar shtatë gola.
Të njëjtin numër ka edhe Kylian Mbappe nga Paris Saint Germain.
Kujtojmë se në Ligën e Kampionëve këtë sezon, Haaland realizoi në një ndeshje pesë gola. Në ndeshjen e dytë kundër Leipzig në fazën 1/8 finale, norvegjezi goditi pesë herë portën e ekipit gjerman.
Vlen të përmendet që sulmuesi është edhe golashënuesi më i mirë në Premier Ligë, duke shënuar 36 gola në 35 ndeshje./Lajmi.net/