UEFA publikon ekipin e sezonit, dominojnë lojtarët e kampionit

Gara më prestigjioze evropiane në nivel klubesh, Liga e Kampionëve ka përfunduar për sezonin 2022-23. Ishte një sezon i gjatë dhe shumë emocionues. Me kampion në fund që u shpallen gjiganti anglez, Man City. ‘Citizens’ në finale mposhtën Interin, me rezultat 1:0 në Stamboll. Ekipi i Pep Guardiolës mbrëmë kompletoi tripletën e tyre për këtë…

Sport

11/06/2023 12:45

Gara më prestigjioze evropiane në nivel klubesh, Liga e Kampionëve ka përfunduar për sezonin 2022-23.

Ishte një sezon i gjatë dhe shumë emocionues.

Me kampion në fund që u shpallen gjiganti anglez, Man City.

‘Citizens’ në finale mposhtën Interin, me rezultat 1:0 në Stamboll.

Ekipi i Pep Guardiolës mbrëmë kompletoi tripletën e tyre për këtë sezon.

Gjatë rrugëtimit të tyre drejt shpalljes kampion Man City mposhtën rivalë të mëdhenj siç janë Bayern Munich dhe Real Madridin.

Loja e tyre e mirë u shpërblye në fund me trofe, teksa janë edhe lojtarët e tyre që dominojnë ekipin e vitit në këtë kompeticion.

Bëhet fjalë për ‘bishën’ Erling Haaland, magjikun Kevin de Bruyne, Ruben Dias dhe Manuel Akanji.

Përveç tyre vend në këtë formacion kishte për dy yjet e Real Madridit, Vinicius Jr dhe Fede Valverde.

Gjithashtu janë edhe Joao Mario i Benfica, Mohamed Salah i Liverpoolit, Bastoni dhe Onan të Interit dhe Di Lorenzo i Napolit.

Më poshtë lajmi.net jua përcjellë formacionin e vitit: