Kosova po merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Miroslav Petroviç”

Ekipi i boksierëve kosovarë aktualisht po merr pjesë në turneun ndërkombëtar për senior dhe të rinj “Miroslav Petroviç”. Ky turne do të zhvillohet sot dhe nesër (2 dhe 3 qershor) në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, raporton KosovaPress. Kosova është pjesëmarrëse me tre boksierë sernior dhe dy të rinj. Te seniorët do të boksojnë Gentrit…

Sport

02/06/2023 15:16

Ekipi i boksierëve kosovarë aktualisht po merr pjesë në turneun ndërkombëtar për senior dhe të rinj “Miroslav Petroviç”.

Ky turne do të zhvillohet sot dhe nesër (2 dhe 3 qershor) në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, raporton KosovaPress.

Kosova është pjesëmarrëse me tre boksierë sernior dhe dy të rinj.

Te seniorët do të boksojnë Gentrit Gashi (kategoria 60 kilogramë), Shpetim Bajoku (kategoria 67 kilogramë) dhe Patriot Behrami (kategoria 71 kilogramë).

Në anën tjetër te të rinjtë do të boksojnë Benjamin Deva (kategoria 48 kilogarmë) dhe Sali Hajdaraj (kategoria 60 kilogramë).

Sot në ring do të ngjiten Gentrit Gashi, Shpetim Bajoku dhe Patriot Behrami me fillim nga ora 17:00.

Ekipin e Kosovës po e udhëheq selektori, Besim Brahimi me trajnerin, Mehmet Haxhani.