Premier League reagon pas sulmit që iu bë gjyqtarit Taylor: Jemi të shokuar

Nuk ishte vetëm trajneri Jose Mourinho që ofendoi gjyqtarin anglez Anthony Taylor pas finales së Evropa Ligës me Sevillan, pasi disa tifozë të Romës u përpoqën ta ngacmonin edhe në aeroport. Performanca nga gjyqtari u konsiderua e diskutueshme për disa vendime, duke përfshirë mënyrën se si ai shpërndau kartonët e verdhë pothuajse ekskluzivisht për “Giallorossin”…

Sport

02/06/2023 14:41

Nuk ishte vetëm trajneri Jose Mourinho që ofendoi gjyqtarin anglez Anthony Taylor pas finales së Evropa Ligës me Sevillan, pasi disa tifozë të Romës u përpoqën ta ngacmonin edhe në aeroport.

Performanca nga gjyqtari u konsiderua e diskutueshme për disa vendime, duke përfshirë mënyrën se si ai shpërndau kartonët e verdhë pothuajse ekskluzivisht për “Giallorossin” dhe refuzoi ankesat për një penallti, shkruan Lajmi.net

Faqja zyrtare e Premier League ka bërë një reagim në mbrojtje të gjyqtarit anglez. Ata e cilësojnë si të tmerrshme këtë situatë të krijuar nga tifozët e Romës në aeroport.

“Jemi të shokuar dhe të tmerruar nga abuzimi i papranueshëm drejtur Anthony Taylor dhe familjës së tij teksa po ktheheshin nga finalja e UEFA Europa League”, shkruhet në njoftimin e Premier League./Lajmi.net/