100 milionë në sezon apo besnikërinë: Benzema mes “dy zjarreve”, klubi arab dhe Reali duan vendim të shpejtë

E ardhmja e sulmuesit Karim Benzema është tema kryesore e ditëve të fundit në mediat spanjolle dhe ato ndërkombëtare. Pak ditë më parë, mediumet kryesore në Spanjë raportuan se Benzema po e mendon largimin nga “Santiago Bernabeu”, transmeton lajmi.net. Fituesi i Topit të Artë është tunduar nga një ofertë marramendëse nga Al Ittihad e cila…

Sport

31/05/2023 11:32

E ardhmja e sulmuesit Karim Benzema është tema kryesore e ditëve të fundit në mediat spanjolle dhe ato ndërkombëtare.

Pak ditë më parë, mediumet kryesore në Spanjë raportuan se Benzema po e mendon largimin nga “Santiago Bernabeu”, transmeton lajmi.net.

Fituesi i Topit të Artë është tunduar nga një ofertë marramendëse nga Al Ittihad e cila raportohet të jetë 100 milionë euro në sezon me kontratë dyvjeçare.

Gazetari italian dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka pohuar se Al Ittihad pret përgjigjje të shpejt nga sulmuesi francez.


Në anën tjetër, edhe “mbretëerit” janë në pritje të vendimit përfundimtar të Benzemas.

35-vjeçari ka kontratë me Real Madridin deri në fund të qershorit të këtij viti dhe në rast të largimit ai do të transferohej në Arabinë Saudite si lojtar i lirë.

Reprezentuesi francez është pjesë e Real Madridit që nga viti 2009 kur u transferua nga Lyoni./Lajmi.net/