Federata e Tenisit e Kosovës reagon pas skandaleve të Gjokoviqit
Federata e Tenisit e Kosovës ka reaguar pas provokimeve dhe mesazheve nacionaliste dhe skandaloze të tenistit serb, Novak Gjokoviq. Tenisti serb shkroi në kamerë se “Kosova është zemra e Serbisë” pas fitores në raundin e parë të Grand Slamit Roland Garros, shkruan lajmi.net. “Komentet e bëra nga Novak Gjokoviq në fund të ndeshjes së Roland…
Sport
Federata e Tenisit e Kosovës ka reaguar pas provokimeve dhe mesazheve nacionaliste dhe skandaloze të tenistit serb, Novak Gjokoviq.
Tenisti serb shkroi në kamerë se “Kosova është zemra e Serbisë” pas fitores në raundin e parë të Grand Slamit Roland Garros, shkruan lajmi.net.
“Komentet e bëra nga Novak Gjokoviq në fund të ndeshjes së Roland Garros kundër Aleksandar Kovaceviq, deklaratat e tij në konferencën për shtyp pas ndeshjes dhe postimi i tij në Instagram paraqesin një sërë aktesh thellësisht për keqardhje”.
“Pavarësisht një mesazhi të përgjithshëm kundër dhunës, deklarata “Kosova është zemra e Serbisë” dhe deklaratat e mëtejshme pas ndeshjes, të bëra nga një personazh i tillë public, me rastin e një ngjarjeje mbarëbotërore si French Open, rezultojnë drejtpërdrejt në ngritje të tensionit mes dy vendeve, Serbisë dhe Kosovës”.
“Federata e Tenisit e Kosovës vazhdon të rekomandojë fuqishëm sportistët dhe sportistet që të punojnë për paqen dhe të përmbahen nga keqpërdorimi i pozitës së tyre në sport për qëllime politike” – thuhet në reagimin e FTK-së./Lajmi.net/