Kuka mposhtet në çerekfinale, lufton për medaljen e bronztë
Loriana Kuka është mposhtur në çerekfinale në Grand Prix të Austrisë. Xhudistja kosovare u mposht nga hungarezja, Szabina Gercsak, përcjellë lajmi.net. Megjithatë, Kuka do të garojë për medaljen e bronztë nëpërmjet repesazhit. Në kuadër të kategorisë deri në 70 kilogramë, Kuka në raundin e parë e mposhti xhudisten polake, Aleksandra Kowalewska. Kurse, në raundin e…
Sport
Loriana Kuka është mposhtur në çerekfinale në Grand Prix të Austrisë.
Xhudistja kosovare u mposht nga hungarezja, Szabina Gercsak, përcjellë lajmi.net.
Megjithatë, Kuka do të garojë për medaljen e bronztë nëpërmjet repesazhit.
Në kuadër të kategorisë deri në 70 kilogramë, Kuka në raundin e parë e mposhti xhudisten polake, Aleksandra Kowalewska.
Kurse, në raundin e dytë Kuka triumfoi ndaj xhudistes sllovene, Anka Pogacnik.
Në raundin e parë të repesazhit, ajo do të ketë punë me suedezen, Anna Bernholm./Lajmi.net/