Gjakova lufton për çerekfinalen e Grand Prix Austria

Xhudisti ynë, Akil Gjakova e ka vazhduar me fitore garën në Grand Prix Upper Austria, ku tani është vetëm një “luftë” larg çerekfinales. Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova e ka mposhtur në raundin e dytë xhudistin austriak, Herbert Wicker, transmeton lajmi.net. Në raundin e parë Gjakova e mposhti xhudistin nga Kazakistani,…

Sport

26/05/2023 12:31

Xhudisti ynë, Akil Gjakova e ka vazhduar me fitore garën në Grand Prix Upper Austria, ku tani është vetëm një “luftë” larg çerekfinales.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova e ka mposhtur në raundin e dytë xhudistin austriak, Herbert Wicker, transmeton lajmi.net.

Në raundin e parë Gjakova e mposhti xhudistin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar.

Tani, në raundin e tretë, Akili do të përballet me xhudistin slloven, Martin Hojak, ku në rast fitoreje do të vazhdon në çerekfinale të kësaj gare.

Kujtojmë që në xhiron e dytë kanë kaluar Laura Fazliu dhe Loriana Kuka./Lajmi.net/