Chelsea i dënon lojtarët, bën ulje të “çmendur” të pagës mesatare

Skuadra e Chelseat ka pasur sezonin më të keq në historinë e klubit gjatë vitit 2022/23. Edhe pse shpenzuan shifra rekord gjatë afateve kalimtare, mbi 600 milionë euro Blutë e Londrës dështuan të fitonin tituj dhe nuk arritën ta siguronin ndonjë garë të UEFA-s për sezonin e ri, shkruan Lajmi.net Todd Boehly dhe stafi i…

Sport

25/05/2023 13:00

Skuadra e Chelseat ka pasur sezonin më të keq në historinë e klubit gjatë vitit 2022/23.

Edhe pse shpenzuan shifra rekord gjatë afateve kalimtare, mbi 600 milionë euro Blutë e Londrës dështuan të fitonin tituj dhe nuk arritën ta siguronin ndonjë garë të UEFA-s për sezonin e ri, shkruan Lajmi.net

Todd Boehly dhe stafi i tij kanë vendosur që t’i ulin pagat mesatare në klub dhe kjo s’do i pëlqej aspak disa lojtarëve që marrin shifra marramendëse, deri në 320 mijë funta në javë.

Siç raportohet në mediat britaneze, Chelsea ka vendosur që pagen mesatare në klub ta ketë 70 deri në 75 mijë funta në javë.

Kjo mund t’i bëjë disa lojtarë të largohen nga klubi gjatë afatit të verës dhe sidomos Masoun Mount i cili dëshiron që pagën e tij prej 80 mijë funta na javë ta bëjë deri në 200 mijë funta në javë.

Chelsea i Frank Lampard sonte luan ndeshjen e parafundit në Premier League kundër Manchester Unitedit./Lajmi.net/