Brighton shkroi historinë e klubit, siguron pjesëmarrjen në Ligën e Evropës për herë të parë
Skuadra e Manchester City është bërë kampione e Anglisë, ndaj rezultatet në ndeshjet e mbetura të kampionatit nuk kanë më rëndësi. Një ndeshje të tillë ata e patën kundër Brighton, i cili arriti t’i rezistojë dhe mbyllI ndeshjen me barazim 1:1, shkruan lajmi.net. Ky rezultat nuk ka asnjë rëndësi për Cityn, por e njëjtë nuk…
Sport
Skuadra e Manchester City është bërë kampione e Anglisë, ndaj rezultatet në ndeshjet e mbetura të kampionatit nuk kanë më rëndësi.
Një ndeshje të tillë ata e patën kundër Brighton, i cili arriti t’i rezistojë dhe mbyllI ndeshjen me barazim 1:1, shkruan lajmi.net.
Ky rezultat nuk ka asnjë rëndësi për Cityn, por e njëjtë nuk mund të thuhet edhe për Brightonin, i cili siguroi një vend që dërgon në Ligën e Evropës për herë të parë në historinë e klubit.
Reprezentuesi anglez, Phil Foden kaloi në avantazh ekipin e tij në minutën e 25-të të ndeshjes.
Epërsia e Cityt zgjati vetëm deri në minutën e 38-të kur Enciso barazoi shifrat me një gol të asistuar nga Colëill.
Manchester City ka 89 pikë në pozitën e parë, ndërkohë Brighton ka siguruar vendin e gjashtë që dërgon në Ligën e Evropës./Lajmi.net/