Kritikat ndaj Benzemas? “Shpërthen” Ancelotti: Nuk ishte vetëm ai që luajti keq

Skuadra e Real Madrid nesër luan ndeshjen e javës së 35-të në La Liga, ku udhëton në Valencia për t’u përballur me ta. Trajneri italian, Carlo Ancelotti u paraqit në konferencë për media para ndeshjes së nesërme, por gazetarët e ngarkuan edhe me pyetje në lidhje me humbjen ndaj Manchester Cityt në UEFA Champions League,…

Sport

20/05/2023 12:48

Skuadra e Real Madrid nesër luan ndeshjen e javës së 35-të në La Liga, ku udhëton në Valencia për t’u përballur me ta.

Trajneri italian, Carlo Ancelotti u paraqit në konferencë për media para ndeshjes së nesërme, por gazetarët e ngarkuan edhe me pyetje në lidhje me humbjen ndaj Manchester Cityt në UEFA Champions League, shkruan Lajmi.net

I nervozuar Ancelotti i del në ndihmë sulmuesit francez, Karim Benzema – i cili ishte një nga më të kritikuarit pas ndeshjes ndaj Manchester Cityt.

“Kritikat e shumta ndaj Benzemas nuk kanë kuptim. Ai nuk ishte i vetmi lojtar që luajti keq…”, ishte përgjigja e Carlo Ancelottit