Pati sukses me Pejën, Rami Hadar tani merr stolin e Kosovës
Trajneri nga Izraeli, Rami Hadar pritet të emërohet në stolin e Kombëtares së Kosovës dhe FBK po bën gati zyrtarizimin. Në mediat vendore po raportohet se tashmë është arritur marrëveshja dhe se 56-vjeçari do të jetë në stolin e “Dardanëve” për ndeshjet e rëndësishme në parakualifikimet për Eurobasket, shkruan Lajmi.net Hadar mbrëmë arriti një sukses…
Sport
Trajneri nga Izraeli, Rami Hadar pritet të emërohet në stolin e Kombëtares së Kosovës dhe FBK po bën gati zyrtarizimin.
Në mediat vendore po raportohet se tashmë është arritur marrëveshja dhe se 56-vjeçari do të jetë në stolin e “Dardanëve” për ndeshjet e rëndësishme në parakualifikimet për Eurobasket, shkruan Lajmi.net
Hadar mbrëmë arriti një sukses historik, pasi arriti të fitonte me KB Pejën titullin e Superligës së Kosovës, duke mposhtur në ndeshjen e pesë KB Trepçën.
Hadar pritet ta menaxhoj Kosovën në dy ndeshjet e rëndësishme ndaj Zvicrës dhe Danimarkës./Lajmi.net/