Festa e “çmendur” e Interit pas fitores mbrëmë ndaj rivalit lokal

Skuadra e Interit arriti fitore minimale 1 me 0 ndaj AC Milan në gjysmëfinalen e dytë të UEFA Champions League, duke siguruar kështu finalen e madhe të Stambollit. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, por ekipi i Inzaghit kishte fituar edhe si mysafir me rezultatin 0 me 2, shkruan…

Sport

17/05/2023 08:22

Skuadra e Interit arriti fitore minimale 1 me 0 ndaj AC Milan në gjysmëfinalen e dytë të UEFA Champions League, duke siguruar kështu finalen e madhe të Stambollit.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, por ekipi i Inzaghit kishte fituar edhe si mysafir me rezultatin 0 me 2, shkruan Lajmi.net

Pas ndeshjes, në qytetin e Italisë filloi festa e madhe e tifozëve, duke iu gëzuar tej mase kualifikimit në finalen e madhe.

Skuadra e Interit tani pret ndeshjen e sotshme, Manchester City – Real Madrid, për ta mësuar kundërshtarin e finales së Stambollit./Lajmi.net/