A u penalizua Real Madridi, pamjet nga beIN Sports e konfirmojnë dështimin e VAR-it

Skuadra e Real Madridit ka barazuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt me rezultatin 1 me 1. Në momentin kur Manchester City barazoi rezultatin gjatë aksionit të gjatë pati një moment kur Bernando Silva mori topin në vijat e fushës, shkruan Lajmi.net Sistemi i teknologjisë, VAR nuk reagoi fare në këtë moment, kurse…

Sport

09/05/2023 23:23

Skuadra e Real Madridit ka barazuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt me rezultatin 1 me 1.

Në momentin kur Manchester City barazoi rezultatin gjatë aksionit të gjatë pati një moment kur Bernando Silva mori topin në vijat e fushës, shkruan Lajmi.net

Sistemi i teknologjisë, VAR nuk reagoi fare në këtë moment, kurse beIN Sports ka publikuar pamjet e tyre dhe shihet se topi kishte kaluar vijën.

Duket se skuadra e Carlo Ancelottit u dëmtua në këtë rast dhe ndeshje u mbyll me barazim.

Ndeshja kthyese zhvillohet në “Etihad” javën e ardhshme, e mërkurë nga ora 21:00, ku edhe mësohet finalisti i Stambollit në UEFA Champions League./Lajmi.net/