Gol nga “himalajet” në Ligën e Parë, lojtari i Istogut shënon thuajse nga mesi i fushës
Kohëve të fundit janë shpeshtuar golat spektakolar në Ligën e Parë të futbollit kosovar. Një super-gol nga një distancë e madhe është realizuar edhe në ndeshjen midis Istogut dhe Vëllaznimit, shkruan lajmi.net. Futbollisti i Istogut, Arian Demaj dërgoi topin në rrjetë nga thuajse mesi i fushës, duke shfrytëzuar daljen e portierit gjakovar. “Gardiani” mysafirë vrapoi…
Sport
Kohëve të fundit janë shpeshtuar golat spektakolar në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
Një super-gol nga një distancë e madhe është realizuar edhe në ndeshjen midis Istogut dhe Vëllaznimit, shkruan lajmi.net.
Futbollisti i Istogut, Arian Demaj dërgoi topin në rrjetë nga thuajse mesi i fushës, duke shfrytëzuar daljen e portierit gjakovar.
“Gardiani” mysafirë vrapoi ta largonte topin, por në fund ai u ndal vetëm në rrjetë.
Istogu triumfoi 3:0 kundër Vëllaznimit në takimi e vlefshëm për xhiron e 25-të në Ligën e Parë.
“Troftat” bëjnë gara në Grupin A të Ligës së Parë dhe janë në vendin e katërt me 39 pikë, pa gjasa për inkuadrim në elitën e futbollit kosovar./Lajmi.net/