Mallorca e dashuruar në “Piratin” – tifozja e përjetëson në trup Muriqin

Një tifoze e Mallorcas ka shprehur simpatinë e saj për futbollistin e Kosovës, Vedat Muriqin të cilin e ka përjetësuar në trupin e saj me tatuazh. Marga, tifozja e Mallorcas ka publikuar në Twitter një fotografi ku shihet mbiemri Muriqi i bërë tatuazh, shkruan lajmi.net. “Muajin tjetër kam ditëlindjen por tashmë po i bëj një…

Sport

08/05/2023 21:16

Një tifoze e Mallorcas ka shprehur simpatinë e saj për futbollistin e Kosovës, Vedat Muriqin të cilin e ka përjetësuar në trupin e saj me tatuazh.

Marga, tifozja e Mallorcas ka publikuar në Twitter një fotografi ku shihet mbiemri Muriqi i bërë tatuazh, shkruan lajmi.net.

“Muajin tjetër kam ditëlindjen por tashmë po i bëj një dhuratë vetes. Ju thashë që e kisha menduar mirë dhe premtimi u realizua. Vedat Muriqi unë tashmë ju mbaj në lëkurën time përgjithmonë, pavarësisht të gjithave” – shkroi tifozja në rrjetin social.

Postimin e tifozes së zjarrtë e pa edhe reprezentuesi i Kombëtares kosovare, i cili ia ktheu me disa fjalë.

“Unë nuk mund të besoj. Faleminderit” – shkroi Muriqi i befasuar nga veprimi i tifozes.


Muriqi u ble përfundimisht nga Mallorca në verën e vitit të kaluar nga Lazio për rreth 8 milionë euro.

Që nga ajo kohë Muriqi ka “shpërthyer” me gola duke e ndihmuar Mallorcan të largohet shumë nga vendet që e rrezikonin nga rënia.

Simpatia që kanë tifozët e Mallorcas për 28-vjeçarin nga Prizreni shihet thuajse në secilin takim të ekipit./Lajmi.net/