“Xhebrailat” provokojnë keq Llapin para ndeshjes në fundjavë

Tifogrupi i Ballkanit, “Xhebrailat” kanë provokuar Llapin para ndeshjes kampionale që është paraparë të zhvillohet këtë fundjavë. Ballkani dhe Llapit takohen të dielën në stadiumin e qytetit në Suharekë me fillim nga ora 15:00, në kuadër të javës së 34-të kampionale në Superligën e Kosovës, shkruan lajmi.net. Tifozeria suharekase në njoftimin e kësaj përballjeje në…

Sport

08/05/2023 20:09

Tifogrupi i Ballkanit, “Xhebrailat” kanë provokuar Llapin para ndeshjes kampionale që është paraparë të zhvillohet këtë fundjavë.

Ballkani dhe Llapit takohen të dielën në stadiumin e qytetit në Suharekë me fillim nga ora 15:00, në kuadër të javës së 34-të kampionale në Superligën e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Tifozeria suharekase në njoftimin e kësaj përballjeje në faqen zyrtare janë tallur me Llapin me disa fjalë.

“Të dielën që po vjen presim zogëzat e Llapit europian. Krejt gati. Ma të fortë se kurrë. Shihemi” – thuhet në postimin e grupit të tifozëve që mbështesin Ballkanin.

Ky postim dhe provokim nga ana e suharekasve mund të jetë edhe motiv për ekipin llapjan të cilët udhëtojnë për pikë në Suharekë, ngase janë të rrezikuar nga rënia.

Ballkani zë vendin e dytë me 66 pikë, ndërkohë Llapi ka 42 pikë në pozitën e gjashtë./Lajmi.net/