Derbi Gjilani – Drita dhe Ballkani – Llapi, kryendeshjet e javës së ardhshme në Superligën e Kosovës
Superliga e Kosovës në futboll vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e radhës të xhiros së 34-të. Vëmendja kryesore do të jetë në Anamoravë me dy rivalët e përbetuar Gjilanin dhe Dritën të cilët do ta zhvillojnë derbin e madh të futbollit kosovar, shkruan lajmi.net. Gjilani dhe Drita synojnë vetëm fitoren, ngase çdo epilog tjetër mund…
Sport
Superliga e Kosovës në futboll vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e radhës të xhiros së 34-të.
Vëmendja kryesore do të jetë në Anamoravë me dy rivalët e përbetuar Gjilanin dhe Dritën të cilët do ta zhvillojnë derbin e madh të futbollit kosovar, shkruan lajmi.net.
Gjilani dhe Drita synojnë vetëm fitoren, ngase çdo epilog tjetër mund t’ua rrezikojë arritjen e objektivave.
Takim tjetër interesant do të zhvillohet në Suharekë me Ballkanin që i bën nikoqir Llapit.
“Portokallezinjtë” kanë vetëm fitoren opsion, ashtu si edhe Llapi që bazuar në renditjen tabelare është e rrezikuar për barazh.
Në takimet tjera, Prishtina viziton stadiumin “Liman Gegaj” për t’u ndeshur me Malishevën, Ferizaj dhe Trepça ’89 takohen në sfidën kryesore të mbijetesës, ndërsa Dukagjinin e pret një udhëtim i lehtë te Drenica që është ç’regjistruar nga elita e futbollit kosovar.
Çiftet dhe orari i plotë: