FC Drenica: Jemi krenar me arritjet e Rrahmanit
Ylli kosovar, Amir Rrahmani fitoi mbrëmë titullin e kampionit të Serie A me skuadrën e Napolit. Barazimi 1:1 i Napolit me Udinese mbrëmë nënkuptoi që skuadra e Luciano Spallettit shpallet kampione e Serie A pas plot 33 vitesh, raporton lajmi.net. Amir Rrahmani ishte ndër lojtarët kyç në këtë rrugëtim të Napolit. Mbrojtësi kosovar, që dikur…
Sport
Ylli kosovar, Amir Rrahmani fitoi mbrëmë titullin e kampionit të Serie A me skuadrën e Napolit.
Barazimi 1:1 i Napolit me Udinese mbrëmë nënkuptoi që skuadra e Luciano Spallettit shpallet kampione e Serie A pas plot 33 vitesh, raporton lajmi.net.
Amir Rrahmani ishte ndër lojtarët kyç në këtë rrugëtim të Napolit. Mbrojtësi kosovar, që dikur mbronte ngjyrat e skuadrës së Drenicës tani është pjesë e historisë së Napolit.
Pas këtij suksesi fantastik të Rrahmanit ka reaguar edhe ish-klubi i tij FC Drenica.
“Amir Rrahmani shpallet kampion me Napolin në Serie A.
Ish lojtari ynë që fillimin e sukseseve të karrierës së tij në moshë të re e kishte te FC Drenica dhe ishte pjesë e klubit për afro dy sezone.
Mbrojtësi beri paraqitje fantastike me Napolin dhe dha kontribut të madh për skuadrën napolitane për fitimin e trofeut të kampionatit elitar italian.
Ne si klub, jemi krenar me arritjet e Rrahmanit dhe i dëshirojmë suksese të mëtutjeshme në karrierë!”, shkruante në postimin e Drenicës në ‘Facebook’./Lajmi.net/