Dukagjini publikon pamje: Ankohet te kartoni i kuq ndaj Gjilanit, pretendojnë se paraprakisht ishte ndërhyrje e palejuar në John

Dukagjini i Klinës është ankuar në ndarje të drejtësisë në takimin e të mërkurës (sot) kundër Gjilanit. “Hithat” pësuan disfatë 2:0 nga Gjilani, në takimin e vlefshëm për javën e 32-të kampionale e zhvilluar në Anamoravë, shkruan lajmi.net. Klubi klinas me anë të një reagimi në faqen zyrtare kanë publikuar edhe pamjet e momentit kur…

Sport

03/05/2023 18:43

Dukagjini i Klinës është ankuar në ndarje të drejtësisë në takimin e të mërkurës (sot) kundër Gjilanit.

“Hithat” pësuan disfatë 2:0 nga Gjilani, në takimin e vlefshëm për javën e 32-të kampionale e zhvilluar në Anamoravë, shkruan lajmi.net.

Klubi klinas me anë të një reagimi në faqen zyrtare kanë publikuar edhe pamjet e momentit kur mbrojtësi Dallku u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 83-të, pas rishikimit me sistemin VAR.

Dukagjini pretendon se gjyqtari kryesor Alban Shala dhe ai në VAR, Genc Nuza i dëmtuan në atë rast, pasi ata pretendojnë se paraprakisht ishte ndërhyrje e palejuar në sulmuesin e tyre, Oto John

REAGIMI I PLOTË:

Pas ndeshjes ndaj Ballkanit, dhe gabimit nga Genz Nuza, i cili nuk e rishikojë situatën ne VAR, duke na dëmtuar rëndë ne fundin e ndeshjes dhe duke e çuar poshtë mundin dhe ndjerësen e futbollistëve. Sot gjyqtari i ndeshjes ndaj Gjilanit, zt.Alban Shala, fillimisht nuk e ndali lojën pas ndërhyrjes ne Oto John, e nga ky aksion rrjedhë loja, nga ku vjen edhe ndëshkimi me karton te kuq ndaj Ardin Dallkut. Kësaj rradhë për dallim nga gjyqtari Genc Nuza, nga dhoma e VAR-it, thirret të rishikojë ne montitor vendimin e tij gjyqtari Alban Shala, por ndërhyrja ndaj Johnit nuk përsëritet prapë nga dhoma e VAR-it dhe as që kërkohet një gjë e tillë nga Shala, i cili kishtë vetëm një qëllim.

Brenda katër ditëve dëmtohem rëndë, nga dy vendime të çuditshmë, njëri nuk e RISHIKON VAR-in, ne dëmë tonin, ndërsa tjetrit nuk ju shafqet e as nuk e kërkon pamjen e kësaj ndërhyrje nga ku rrjedhi gjithçka.

RASTËSI, NUK E BESOJMË!

Dy raste me ngjashmëri brenda pak ditëve, dy vendime te ndryshme ne bashkëpunim me njerëzit ne dhomën VAR-it.

Nuk do të heshtim, do të kërkojmë llogari./Lajmi.net/