Ballkani në “panik” para “finaleve” për titull, e bëjnë hyrjen falas për tifozët në fund të edicionit
Ballkani vazhdon garën për ta mbrojtur titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në futboll. “Portokallezinjtë” janë në një garë të ngushtë me Dritën kur kanë mbetur edhe disa xhiro deri në fund të këtij edicioni, shkruan lajmi.net. Klubi suharekas ka marrë një vendim mbrëmjen e sotme që ka të bëjë me tifozët e klubit…

Sport
Ballkani vazhdon garën për ta mbrojtur titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në futboll.
“Portokallezinjtë” janë në një garë të ngushtë me Dritën kur kanë mbetur edhe disa xhiro deri në fund të këtij edicioni, shkruan lajmi.net.
Klubi suharekas ka marrë një vendim mbrëmjen e sotme që ka të bëjë me tifozët e klubit dhe me ndeshjen e radhës kundër Prishtinës, e cila luhet të enjten në Suharekë.
Kampionët në fuqi kanë njoftuar zyrtarisht se hyrja për tifozë në këtë sfidë do të jetë pa pagesë.
“Të enjten me fillim nga ora 15:00 të gjitha rrugët e qytetit të Suharekës kanë vetëm një destinacion, atë të stadiumit të qytetit. Skuadra jonë do të zhvillojë ndeshjen e javës së 32-të kundër Prishtinës, kemi nevojë për përkrahjen e secilit nga ju që së bashku ta mbrojmë titullin kampion.
“Hyrja është falas andaj nuk ka arsye për mungesë” – thuhet në njoftimin zyrtar të Ballkanit.
Ballkani është në vendin e dytë me 62 pikë, një më pak se Drita lidere.
Ballkani një javë më vonë i shkon Dritës në Gjilan në ndeshjen direkte mes rivalëve për titull./Lajmi.net/