Pamje shokuese dhe tejet të rënda: Ish-kampioni i botës e rrah për vdekje një 7-vjeçar duke i thyer qafën
Ish-kampioni i botës në sambo, Mehman Khalilov, po përballet me disa vite burg me dyshimin se si trajner ka vrarë një djalë shtatëvjeçar, përcjell lajmi.net. Khalilov është një nga samboistët më të mirë nga Azerbajxhani dhe dyshohet se më 30 prill, gjatë një seance stërvitore, është treguar shumë i ashpër me një djalë i cili…
Sport
Ish-kampioni i botës në sambo, Mehman Khalilov, po përballet me disa vite burg me dyshimin se si trajner ka vrarë një djalë shtatëvjeçar, përcjell lajmi.net.
Khalilov është një nga samboistët më të mirë nga Azerbajxhani dhe dyshohet se më 30 prill, gjatë një seance stërvitore, është treguar shumë i ashpër me një djalë i cili ka humbur ndjenjat nga goditjet që ka marrë.
Ai u transferua në spital, ku u diagnostikua me një thyerje të qafës dhe më pas ai vdiq.
Gjatë hetimeve është konstatuar se Khalilov i ka thënë familjes se fëmija është lënduar nga rrëzimi.
Khalilov mori katër muaj paraburgim derisa hetimet janë duke vazhduar, dhe mediat në Azerbajxhan theksojnë se ai mund të marrë 12 vjet burg.
Përveç fitimit të Kampionatit Botëror, Khalilov ka edhe medalje të bronztë nga kampionati evropian dhe nga lojërat evropiane./Lajmi.net/
(Azerbaijan) – A Seven-Year-Old Boy Has Died After Training In Sambo, After His Coach, Mehman Khalilov “Used A Rough And Dangerous Trick Against The Boy”
Khalilov has been detained. The coach broke the child’s cervical vertebrae as a result of the incident, and the boy… pic.twitter.com/NLCCtAEKSu
— ShuttleTV (@shuttletvnews) May 2, 2023